Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shpejta për pyetjet më të shpeshta.
Për cilat lloje biznesesh është LOGIN ERP?
LOGIN ka aplikacione për çdo madhësi dhe lloj: LOG MICRO për mikro biznese, LOG BASIC për biznese të vogla e të mesme, LOG POS për markete dhe dyqane, LOG PHARMACY për farmaci, LOG BAR për restorante e kafeteri, dhe LOG SILVER e LOG GOLD për biznese të mesme e të mëdha.
A mund ta përdor sistemin nga çdo pajisje?
Po. Me kompjuter, laptop, tabletë ose smartphone keni qasje në sistemin LOGIN, kudo dhe në çdo kohë.
A punon sistemi pa internet?
LOG POS punon online ose offline, ndaj shitja vazhdon edhe kur shkëputet rrjeti ose ka defekt në rrjet.
Çfarë shërbimesh ofroni përveç softuerit?
Ju shoqërojmë nga ideja deri në përfundim: analiza dhe vlerësime, projektim, implementim, trajnime dhe mirëmbajtje të sistemeve. Ofrojmë edhe konsulencë për kontabilitet, auditim dhe çështje tatimore.
Si ta di cili modul është i duhuri për biznesin tim?
Përdorni kuizin tonë të shkurtër “Gjej modulin tënd” ose shihni krahasimin e paketave. Mund edhe të rezervoni një demo me ekipin tonë.
Nuk e gjetët përgjigjen? Na shkruani.