ERP për biznese në Kosovë

Kontrolloni stokun, shitjet dhe financat në një sistem ERP.

LOGIN ERP bashkon blerjet, depot, shitjet, financat dhe raportet. Të dhënat futen një herë dhe përdoren në çdo hap të biznesit tuaj.

  • Në treg që nga viti 2004
  • 1000+ kompani përdorin LOGIN ERP

Besuar nga kompani që punojnë me LOGIN

  • Kosmonte
  • ERC TRADE
  • fortesa
  • reforma
  • akoma te isaku
  • heimer
  • Vitaminka
  • EDONI
  • ALM group
  • day to day
  • meka
  • femis
  • Moda Italia

LOGMICRO Online

LogMicro Online ofron funksionalitete të ngjashme me versionin desktop, pa kërkuar instalim. Qasuni nga pajisje të ndryshme, kudo që keni internet, dhe menaxhoni aktivitetet e biznesit me më shumë fleksibilitet. Çmimet e paketave i gjeni në faqen Çmimet.

LOGMICRO në çdo platformë

Desktop, online dhe në telefon: i njëjti sistem, kudo që punoni.

LOGMICRO Online

Hapeni biznesin tuaj nga çdo shfletues. Shihni faturat e papaguara, klientët dhe shitjet në një panel, pastaj kaloni te blerjet, financa, burimet njerëzore dhe projektet.

  • Paneli i gjallë me grafikë shitjesh
  • Faturat, partnerët, inventari dhe pagat
  • Pa asgjë për të instaluar
LOGMICRO Online: paneli grafik në një dritare shfletuesi

LOGMICRO Desktop

Vendi i punës për banakun e përditshëm dhe zyrën. Shisni në POS, lëshoni fatura dhe kontrolloni stokun, ditarët e bankës dhe të arkës nga një shirit.

  • POS, faturat e shitjes dhe të blerjes
  • Gjendja e stokut dhe lëvizjet e brendshme
  • Ditarët e bankës dhe të arkës
LOGMICRO Desktop: dritarja e aplikacionit me shiritin e veprimeve

LOGMICRO Mobil

Çojeni punën në terren. Ndiqni rrugën, regjistroni vizitat, kontrolloni partnerët dhe artikujt, lëshoni fatura nga telefoni, pastaj sinkronizoni me bazën kryesore.

  • Rrugët dhe vizitat te klientët
  • Faturat dhe fiskalizimi
  • Sinkronizohet me bazën qendrore
LOGMICRO Mobil: menuja kryesore në telefon
Rrëshqitni, tërhiqni ose përdorni shigjetat. Klikoni shenjat + për detaje.

Pse të zgjidhni LOGIN ERP?

Në çdo pajisje

Me kompjuter, laptop, tabletë ose smartphone keni qasje në sistemin LOGIN, kudo dhe në çdo kohë.

Të gjitha proceset në një vend

Kontrolloni blerjet, shitjet, inventarin, financat, kontabilitetin, prodhimin, asetet, burimet njerëzore dhe raportet pa kaluar nga një program në tjetrin.

Punon edhe pa rrjet

LOG POS punon online ose offline, kështu që shitja nuk ndalet kur shkëputet interneti.

Eksploroni funksionet

Shihni si punon LOGIN në gjashtë hapa: nga pranimi i mallit te raportet. Pa regjistrim, në ritmin tuaj.

Rezervo demo me ekipin

Menaxhoni gjithçka në një vend

Zgjidhni aplikacionin që i përshtatet llojit dhe madhësisë së biznesit tuaj.

01 / 07

LOG BASIC

Aplikacion i dedikuar për bizneset e vogla dhe të mesme, me modulet bazë për një biznes.

  • 3 grupe
  • 18 funksione

Blerjet

  • Porosi blerjeje
  • Fletëpranim
  • Faturë blerjeje
  • Faturë shpenzimesh

Shitjet

  • Oferta
  • Porosi shitjeje
  • Faturë shitje
  • POS
  • Lëvizja e brendshme

Raporte dhe kontabilitet

  • Protokolli i faturave
  • Faturat ditore, javore, mujore dhe tremujore
  • Artikujt dhe partnerët afarist (blerësit/furnitorët)
  • Ditari i arkës
  • Pagesat dhe transfertat në bankë
  • Kartelat financiare
  • Raporti i stoqeve
  • Librat e blerjes dhe të shitjes
  • Procesimi automatik i kontabilitetit

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

02 / 07

LOG PHARMACY

Aplikacion i dedikuar për farmacitë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Përmban listën e plotë të barnave dhe prodhuesve përkatës.

  • 2 grupe
  • 9 funksione

Farmaci

  • Kartela e pacientit
  • Kartela e artikullit
  • Evidenca e personelit mjekësor
  • Stoku sipas datës së skadencës
  • Stoku sipas numrit serial dhe lot

Operacione

  • Blerjet dhe librat e blerjes
  • Shitjet dhe librat e shitjes
  • POS
  • Raporte dhe analiza (raporte faturash dhe artikujsh)

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

04 / 07

LOG POS

Për markete, dyqane të vogla, farmaci, kozmetika e të ngjashme. Funksionon në një arkë të vetme ose si pjesë e një rrjeti arkash, online ose i pavarur (offline) në rast shkëputjeje apo defekti në rrjet.

  • 2 funksione
  • Shitjet me pakicë (POS Retail)
  • Arka

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

05 / 07

LOG BAR

Software i përshtatur për restorante, bare dhe kafeteri.

  • 9 funksione
  • Menaxhimi i porosive
  • Menaxhimi i tavolinave
  • Menaxhimi i ndërrimeve dhe kamarierëve
  • Normativat e produkteve nga kuzhina dhe bari
  • Blerjet dhe librat e blerjes
  • Shitjet dhe librat e shitjes
  • Ditari i arkës
  • Udhëheqja e stoqeve
  • Raporte dhe analiza (raporte faturash dhe artikujsh)

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

06 / 07

LOG SILVER

Aplikacion i dedikuar për bizneset e mesme dhe të mëdha.

  • 6 grupe
  • 30 funksione

Blerjet

  • Porosi blerjeje
  • Fletëpranim
  • Faturë blerjeje
  • Faturë shpenzimesh

Shitjet

  • Oferta
  • Porosi shitjeje
  • Faturë shitjeje
  • POS

Menaxhimi financiar

  • Libri kryesor
  • Pasqyrat financiare (bilanci i gjendjes, bilanci i suksesit, rrjedha e parasë)
  • Kostoja dhe qendrat e kostos
  • Kesh dhe përcjellja e keshit
  • Bankat dhe llogaritë bankare
  • Librat e blerjes dhe të shitjes

Raporte faturash

  • Protokolli i faturave
  • Faturat ditore, javore, mujore dhe tremujore
  • Faturat sipas artikullit dhe kategorisë së artikullit
  • Faturat tremujore të blerësve sipas produktit

Menaxhimi i mallit

  • Artikujt dhe kategoritë e artikujve
  • Kartela e detajeve të artikujve
  • Raporti i stoqeve
  • Njësitë matëse dhe konvertimi i njësive
  • Lëvizjet e brendshme ndërmjet depove dhe mikro lokacioneve
  • Inventarizimet
  • Çmimoret, mënyrat dhe afatet e pagesës, politika e zbritjeve
  • Partnerët afarist, grupimet dhe klasifikimet

Prodhimi

  • Urdhëresat e prodhimit
  • Gjysëm produktet
  • Normativat e produkteve
  • Produktet e gatshme

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

07 / 07

LOG GOLD

Aplikacion i dedikuar për bizneset e mesme dhe të mëdha. Përfshin gjithçka në LOG SILVER, plus asetet dhe burimet njerëzore.

  • 8 grupe
  • 37 funksione

Blerjet

  • Porosi blerjeje
  • Fletëpranim
  • Faturë blerjeje
  • Faturë shpenzimesh

Shitjet

  • Oferta
  • Porosi shitjeje
  • Faturë shitjeje
  • POS

Menaxhimi financiar

  • Libri kryesor
  • Pasqyrat financiare (bilanci i gjendjes, bilanci i suksesit, rrjedha e parasë)
  • Kostoja dhe qendrat e kostos
  • Kesh dhe përcjellja e keshit
  • Bankat dhe llogaritë bankare
  • Librat e blerjes dhe të shitjes

Raporte faturash

  • Protokolli i faturave
  • Faturat ditore, javore, mujore dhe tremujore
  • Faturat sipas artikullit dhe kategorisë së artikullit
  • Faturat tremujore të blerësve sipas produktit

Menaxhimi i mallit

  • Artikujt dhe kategoritë e artikujve
  • Kartela e detajeve të artikujve
  • Raporti i stoqeve
  • Njësitë matëse dhe konvertimi i njësive
  • Lëvizjet e brendshme ndërmjet depove dhe mikro lokacioneve
  • Inventarizimet
  • Çmimoret, mënyrat dhe afatet e pagesës, politika e zbritjeve
  • Partnerët afarist, grupimet dhe klasifikimet

Prodhimi

  • Urdhëresat e prodhimit
  • Gjysëm produktet
  • Normativat e produkteve
  • Produktet e gatshme

Asetet – mjetet themelore

  • Klasifikimi sipas shkallës së amortizimit
  • Amortizimi
  • Rivlerësimi

Burimet njerëzore

  • Punëtorët dhe historiku i punëtorëve
  • Pozitat e punës
  • Departamentet
  • Kontratat e punës

Pyesni për këtë modul Faqja e modulit

Nga porosia te raporti

Të dhënat futen një herë dhe përdoren në çdo hap të biznesit tuaj.

  1. 1BlerjePorosi, fletëpranim, faturë blerjeje
  2. 2StoqeArtikujt, depot, inventarizimi
  3. 3ShitjeOferta, faturë, POS
  4. 4Arka dhe bankaPagesat dhe transfertat
  5. 5KontabilitetLibrat dhe procesimi automatik
  6. 6RaporteFaturat, stoqet, kartelat financiare

Në LOG SILVER dhe LOG GOLD shtohen edhe prodhimi, asetet dhe burimet njerëzore.

Pyetje të shpeshta

Për cilat lloje biznesesh është LOGIN ERP?

LOGIN ka aplikacione për çdo madhësi dhe lloj: LOG MICRO për mikro biznese, LOG BASIC për biznese të vogla e të mesme, LOG POS për markete dhe dyqane, LOG PHARMACY për farmaci, LOG BAR për restorante e kafeteri, dhe LOG SILVER e LOG GOLD për biznese të mesme e të mëdha.

A mund ta përdor sistemin nga çdo pajisje?

Po. Me kompjuter, laptop, tabletë ose smartphone keni qasje në sistemin LOGIN, kudo dhe në çdo kohë.

A punon sistemi pa internet?

LOG POS punon online ose offline, ndaj shitja vazhdon edhe kur shkëputet rrjeti ose ka defekt në rrjet.

Çfarë shërbimesh ofroni përveç softuerit?

Ju shoqërojmë nga ideja deri në përfundim: analiza dhe vlerësime, projektim, implementim, trajnime dhe mirëmbajtje të sistemeve. Ofrojmë edhe konsulencë për kontabilitet, auditim dhe çështje tatimore.

Si ta di cili modul është i duhuri për biznesin tim?

Përdorni kuizin tonë të shkurtër “Gjej modulin tënd” ose shihni krahasimin e paketave. Mund edhe të rezervoni një demo me ekipin tonë.

Të gjitha pyetjet →

LOGIN SOFT

LOGIN ofron software dhe konsulencë profesionale për kompani, biznese dhe institucione. Ne krijojmë zgjidhje inovative për të adresuar sfidat më komplekse të biznesit dhe ofrojmë mbështetje të vazhdueshme në sistemet kompjuterike, infrastrukturën e IT-së, kontabilitetin, auditimin dhe çështjet tatimore.

Themeluar në Kosovë në 2004, jemi liderë në tregun vendor dhe kemi zhvilluar partneritete afatgjata me klientët tanë, duke siguruar një ekip të kualifikuar me përvojë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e teknologjisë dhe konsulencës.

Nga ideja deri në përfundim

Ju shoqërojmë në çdo fazë të projektit, me zgjidhje të personalizuara sipas nevojave tuaja:

  1. Analiza dhe vlerësime
  2. Projektim
  3. Implementim
  4. Trajnime
  5. Mirëmbajtje të sistemeve

Kontakt

Na tregoni çfarë biznesi keni dhe çfarë ju duhet. Ju përgjigjemi me një propozim.

Zyra
Linda Premium Residence, 1000 Prishtinë, Kosovë
Telefoni
+383 44 773 773
Email
[email protected]
Web
www.login-ks.org
Produkti1 / 6
Fletëpranim FP-0127
PorositëFletëpranimeFatura
ArtikulliPorositurPranuarStatusi
Artikulli A120120Pranuar
Artikulli B6048
Artikulli C200200Pranuar
Artikulli D300Në pritje
Stoku rritet me sasinë e pranuar